“Gjurmë të Postës – Libri i autorit Fadil Smajlaj “thyen” edhe kufijtë konvencionalë mes shqiptarëve
Libri “Gjurmë të Postës në trojet Shqiptare 1800-1944”, i autorit Fadil Smajlaj është promovuar edhe në qytetin e Ulqinit.
Të ftuar në këtë event të rëndësishëm për qytetin shqiptar bregdetar në Malin e Zi ishin autoritete në dy anët e kufirit, por edhe drejtues të Postës Shqiptare në vite, në nivel lokal dhe kombëtar.
I mbështetur në dokumente historike, foto të shumta arkivore, ky libër jep informacion të plotë dhe mjaft të detajuar për shërbimin postar në periudhën 1800-1944.
Në libër përshkruhen përpjekjet e shumta të shumë figurave, të cilët ishin një gur themeli i madh në funksionimin e Postës Shqiptare.
Ai plotëson më së miri, një pjesë të rëndësishme, të një institucioni si Posta Shqiptare, ku në mënyrë kronologjike jepen ngjarje historike, personazhe e figura të cilët kanë qenë rrugëtues të shërbimit në Postën Shqiptare.
Comments
Post a Comment