Kori nga Gjakova në Shkodër / Koncert i veçantë me repertor shqiptar dhe botëror në “Prenkë Jakova”


 Koncerti koral i mbajtur këtë të enjte në sallën e koncerteve “Prenkë Jakova” në Shkodër solli një atmosferë të veçantë artistike falë korit të Shkollës së Mesme të Lartë të Muzikës “Prenk Jakova” nga Gjakova. Nën drejtimin e Kastriot Sadës, kori u prezantua me një repertor të pasur që përfshinte këngë të njohura shqiptare dhe ndërkombëtare dhe u mirëprit me duartrokitje nga të pranishmit.

Drejtori i shkollës artistike në Shkodër, Anton Kaftalli, thekson rëndësinë e shkëmbimeve kulturore mes dy qyteteve.

Nga ana tjetër, Kastriot Sada foli për sfidat që mbart një repertor i tillë për të rinjtë, por edhe mbi përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm dhe arritjet.

Ky koncert nuk ishte thjesht një prezantim performancash artistike, por mbi të gjitha një urë miqësie dhe bashkëpunimi artistik mes Shkodrës dhe Gjakovës.

Comments

Popular posts from this blog

ARRESTIMET E SPAK NË SHKODËR, 6 PERSONA NË PRANGA

"RRUGËTIME TË PAPRITURA TË JETËS" NE SHKODER

Bashkia Shkodër ju informon se, në kuadër të punimeve për përmirësimin e infrastrukturës në qendër të qytetit