Media italiane “La Stampa”: 16 emigrantë janë “zhdukur” nga kampi i Gjadrit në Shqipëri


 Mediat italiane, duke iu referuar Partisë Demokratike të Italisë, kanë raportuar se nga 41 emigrantë që zbarkuan së fundmi në Gjadër të Lezhës, vetëm 25 kanë mbetur në kamp. Ende nuk dihet nëse 16 emigrantë të tjerë janë rikthyer në Itali për të pritur riatdhesimin, apo ndodhen në dhoma izolimi, pas një revoltë që ata zhvilluan dy javë më parë në kampin e Gjadrit.

Ky zhvillim ka ngritur shqetësime, sidomos për faktin se emigrantët që kërkojnë azil në Shqipëri duhet të kalojnë një proces të ri dhe të kthehen menjëherë në Itali për të vazhduar procedurat e azilit, sipas ligjeve ndërkombëtare të azilit. Ky aspekt ka hapur një diskutim të gjerë mbi trajtimin e emigrantëve që arrijnë në Shqipëri, duke vënë në dukje komplikimet që ndodhin për shkak të ndryshimeve në sistemin e procedurave dhe politikat që ndjekin shtetet e Bashkimit Europian.

Comments

Popular posts from this blog

ARRESTIMET E SPAK NË SHKODËR, 6 PERSONA NË PRANGA

"RRUGËTIME TË PAPRITURA TË JETËS" NE SHKODER

Bashkia Shkodër ju informon se, në kuadër të punimeve për përmirësimin e infrastrukturës në qendër të qytetit