Nis procesi i dezinsektimit – Hysa: Zonat u monitoruan më herët, fokus bregdeti
Duke nisur nga data 24 prill e deri në muajin tetor në Shkodër janë parashikuar të kryhen seanca dezinsektimi çdo dy javë.
Shefja e shërbimit epidemiologjik, Dhurata Hysa, tregon zonat në të cilat po ndërhyhet.
Shërbimi i dezinsektimit ka munguar prej dy vitesh, ndaj kryerja e këtij trajtimi veçanërisht në zonat bregdetare pritet të japë ndikim pozitiv edhe në turizëm.
Hysa ka një apel edhe për qytetarët teksa sqaron se trajtimi minimizon praninë e insekteve, por nuk i zhduk plotësisht ato.
Më herët, shërbimi epidemiologjik ka kryer fazën e montiroimit mbi zonat më problematike me prezencë insektesh e më pas ka nisur edhe faza e parë e trajtimit e cila do të pasohet nga faza të tjera për 6 muaj radhazi.
Comments
Post a Comment