Rikualifikimi i zonës tek “Vëllëzërit Frashëri” – Synohet transformimi i hapësirave publike brenda blloqeve të pallateve


 Blloku i pallateve në rrugën “Vëllezërit Frashëri” është një nga kantieret e hapura të punës në Shkodër.

 Ky investim, ashtu si ai i realizuar një vit më parë në pallatet e rrugës “Isuf Sokoli”, synon transformimin e hapësirave publike brenda blloqeve të pallateve në qytet.

Para pak ditësh ka përfundur rrjeti nëntokësor i kanalizimeve të ujërave të bardha dhe kanalizimet e ujërave të zeza.

Tani pritet shtrimi me asfalt dhe pajisja me ndriçim dhe krijimi i hapësirave të gjelbra për komunitetin.

Investimi i nisur në muajin shkurt të këtij kap vlerën e 22 milion lekë me TVSH dhe parashikohet të zgjasë deri në muajin qershor.

Comments

Popular posts from this blog

ARRESTIMET E SPAK NË SHKODËR, 6 PERSONA NË PRANGA

"RRUGËTIME TË PAPRITURA TË JETËS" NE SHKODER

Bashkia Shkodër ju informon se, në kuadër të punimeve për përmirësimin e infrastrukturës në qendër të qytetit