Tre të aksidentuar në tunelin e Kalimashit, një nga makinat e përfshira mirëmbante rrugën
Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur rreth orës 10:15 në dalje të tunelit të Kalimashit në drejtim të Kosovës.
Policia bëri të ditur se në aksident është përfshirë një automjet i subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës dhe një automjet me targa të Shkupit.
Përplasja ka qenë e fortë, me dëmtime të shumta në të dyja automjetet, ndërsa tre të aksidentuarit janë transportuar në spitalin rajonal të Kukësit për ndihmë mjekësore. Bluzat e bardha bëjnë me dije se janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet shkelja e rregullave të qarkullimit nga mjeti me targa të huaja.
Si shkak i aksidentit, qarkullimi u ndërpre për pak kohë, ndërsa aktualisht lëvizja e mjeteve vijon normalisht, si në Rrugën e Kombit, ashtu edhe në brendësi të tunelit.
Comments
Post a Comment