Veprat e Idromenos dhe Simon Rrotës – Bisedë publike në Galerinë e Arteve të Shkodrës mbi rëndësinë e restaurimit të tyre
Në ambientet e Galerisë së Arteve në Shkodër u zhvillua këtë mërkurë një bisedë publike me temë artin figurativ shqiptar dhe restaurimin e veprave të trashëgimisë sonë kulturore.
I ftuar ishte Olsi Laska, Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, i cili ndau gjatë komunikimit të tij, procesin restaurues të disa prej veprave më të njohura të piktorëve shkodranë, si Kolë Idromeno, Simon Rrota dhe Zef Kolombi.
Laska thekson më tej rëndësinë e ruajtjes së këtyre pasurive kombëtare.
Në këtë takim u theksua edhe kontributi i artistëve shkodranë të shekullit XX në formësimin e artit figurativ shqiptar.
E pranishme në këtë bisedë ishte edhe studiuesja Suzana Varvarica Kuka.
Aktiviteti mblodhi artistë, studentë dhe dashamirës të artit.
Comments
Post a Comment