Vjedh makinën dhe shkakton aksident – Shpallet në kërkim 34-vjeçari, la të plagosur dy shtetas


 Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim një 34- vjeçar i cili dyshohet se ka vjedhur një automjet.

 Ndërkohë që ishte me masë detyrim paraqitjeje, për drejtim automjeti pa leje drejtimi, pasi vodhi automjetin ai shkaktoi aksident dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Policia thotë se shtetasi K. A., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 23.04.2025, në lagjen “Partizani”, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit S. M. dhe pas disa minutash, duke e drejtuar atë, pa qenë i pajisur me leje drejtimi, ka përplasur një motomjet dhe është larguar.

 Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit.

Ndërkohë, Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 62 vjeç, banues në Shkodër, dhe për një 17-vjeçar, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Comments

Popular posts from this blog

ARRESTIMET E SPAK NË SHKODËR, 6 PERSONA NË PRANGA

"RRUGËTIME TË PAPRITURA TË JETËS" NE SHKODER

Bashkia Shkodër ju informon se, në kuadër të punimeve për përmirësimin e infrastrukturës në qendër të qytetit