Zyrtare : Konklava do të fillojë më 7 maj.
Shtatë ditë pas vdekjes së Papa Françeskut, kardinalët e mbledhur në Kongregacionin e Përgjithshëm vendosën sot datën e fillimit të Konklavës: më 7 maj.Lajmin e dha drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni. Hapet kështu një javë vendimtare në pritje të zgjedhjes së Papës së ri.
Në mëngjesin e 7 majit do të kremtohet 𝙈𝙞𝙨𝙨𝙖 𝙥𝙧𝙤 𝙀𝙡𝙞𝙜𝙚𝙣𝙙𝙤 𝙋𝙤𝙣𝙩𝙞𝙛𝙞𝙘𝙚, një Meshë e posaçme për të kërkuar ndihmën e Shpirtit Shenjt në zgjedhjen e Papës së ardhshëm.
Që pasditen e po asaj dite, kardinalët zgjedhës do të hyjnë në Kapelën Sikstine, ku mund të zhvillohet edhe votimi i parë.
Përpara votimit, do të mbahet meditimi i kardinalit Raniero Cantalamessa dhe do të kryhet betimi.
(faqja zyrtare e KISH)
Comments
Post a Comment