“Emocion Jete” në bibliotekë - Piktorja Sidita Islami çel ekspozitën e saj të parë personale
“Emocion Jete” në bibliotekë - Piktorja Sidita Islami çel ekspozitën e saj të parë personale
Biblioteka “Marin Barleti” në Shkodër mori pamjen e një galerie arti, me një ndërthurje emocionesh dhe ngjyrash, falë ekspozitës së parë personale të piktores Sidita Islami, e titulluar “Emocion Jete”.
Artistja shkodrane prezantoi 42 punime, ku spikatën portretet ekspresive duke i dhënë vizitorëve mundësinë të gjejnë veten në secilën prej tyre.
Kuratorja e ekspozitës, pedagogia e pictures, Erëmirë Jahja, vlerësoi aftësinë e Islamit për të sjellë emocione të sinqerta përmes punimeve të saj.
Ekspozita në “Marin Barleti” krijoi për vizitorët shkodranë një përvojë të pasur me ndjesi dhe reflektime.
Comments
Post a Comment