Më 7 qershor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, Shqipëria do të presë Serbinë

 




Më 7 qershor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, Shqipëria do të presë Serbinë në sfidën e tretë të Grupit K të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA dhe Meksikë. Kjo përballje e shumëpritur ka një ngarkesë të madhe emocionale, për shkak të precedentëve historikë mes dy ekipeve, përfshirë ndeshjen famëkeqe në Beograd për kualifikueset e Euro 2016.
Në prag të këtij dueli të ndjeshëm, trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, ka publikuar listën paraprake me 29 futbollistë që do të ketë në dispozicion për ndeshjen kundër Shqipërisë.
Mungojnë emra të njohur si Vanja dhe Sergej Milinković-Saviç, ndërsa konfirmohen liderë të skuadrës si Aleksandar Mitroviç, Dusan Vlahoviç dhe Luka Joviç në repartin ofensiv.
Lista paraprake e Serbisë për sfidën me Shqipërinë:
Portierë:
Predrag Rajkoviç, Gjorgje Petroviç, Aleksandar Jovanoviç, Dragan Rosiç
Mbrojtës:
Nikola Milenkoviç, Strahinja Pavloviç, Strahinja Erakoviç, Srđan Babić, Nemanja Stojić, Jan Karlo Simić, Aleksa Terzić, Kosta Nedeljkoviç
Mesfushorë:
Sasha Lukiç, Nemanja Gudelj, Nemanja Maksimoviç, Andrija Zhivkoviç, Ivan Iliç, Lazar Samarxhiç, Aleksandar Katai, Uroš Raçiç, Stefan Mitroviç, Mirko Topiç, Andrija Maksimoviç, Petar Staniç, Milutin Vidosavljeviç
Sulmues:
Aleksandar Mitroviç, Dushan Vlahoviç, Luka Joviç, Nikolla Shtuliç
Kombëtarja shqiptare pritet të shpallë listën e saj zyrtare në ditët në vijim, ndërkohë që atmosfera në Tiranë po ndizet dita-ditës për një nga përballjet më të forta të këtij cikli kualifikues.

Comments

Popular posts from this blog

ARRESTIMET E SPAK NË SHKODËR, 6 PERSONA NË PRANGA

"RRUGËTIME TË PAPRITURA TË JETËS" NE SHKODER

Bashkia Shkodër ju informon se, në kuadër të punimeve për përmirësimin e infrastrukturës në qendër të qytetit