Murale që transformojnë qytetin – Një ligjëratë frymëzuese në Universitetin e Shkodrës


 Ndikimi i muraleve në transformimin urban ishte tema e një ligjërate të mbajtur në Universitetin e Shkodrës, në prani të studentëve dhe pedagogëve të departamentit te arteve. Ligjërata u mbajt nga Lebibe Topalli Shabani, dekania e Fakultetit të Arteve në Universitetin e Ferizajt, dhe njëherazi autore e dhjetëra muraleve të realizuara në Kosovë, kryesisht në qytetin e Ferizajt, i cili numëron mbi 200 murale artistike

Kjo vizitë dhe prezantimi në Universitetin e Shkodrës u realizua në kuadër të bashkëpunimit mes departamenteve të arteve të dy universiteteve, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe nxitjen e bashkëpunimeve të mëtejshme në fushën e artit pamor.

Shkëmbimi i përvojave dhe bashkëpunimi mes artistëve që ushtrojnë këtë gjini artistike, brenda dhe jashtë kufijve, vlerësohet si një mundësi për avancimin profesional dhe inkurajimin e brezit të ri drejt kësaj rryme të artit bashkëkohor

Në Shkodër, arti i muraleve ka njohur një zhvillim të ndjeshëm, sidomos gjatë dy dekadave të fundit.

 Gjithnjë e më shumë po shtohen muralet e realizuara nga artistët vendas në fasadat e pallateve dhe ndërtesave të ndryshme, duke u bërë pjesë e identitetit estetik të qytetit.

Comments

Popular posts from this blog

Bashkëpunim Shkodër – Ulqin / Gjuraj: Prioritet tërheqja e nxënësve nga Ulqini

Tërbuni Boks rremben 3 fitore sonte ne turneun “ROUMBLE IN THE JUNGLE BOXING”. (Çermeli, Gjoni, Lazri )

Bimët dekorative – Zona e Dajçit eksportuese në të gjithë Ballkanin.