Në lagjen “Fermentim”, çdo shtëpi me depozitë - Sfidë për të siguruar ujin
Sigurimi i ujit të pijshëm është kthyer në sfidë për banorët që jetojën pranë ish- Fermentimit në Shkodër.
Kjo zonë nuk furnizohet me ujë prej rreth 25 vitesh.
Pavarësisht premtimeve, banorët, jashtë kameras, tregojnë se asgjë nuk ka ndryshuar.
Ndërkohë, të bie në sy një fakt domethënës ku në tarraca çdo shtëpi është e pajisur me depozitë uji.
Megjithëse u premtua se punimet për ndëtimin e një ujësjellësi që do të furnizonte me ujë të pijshëm këtë zonë do fillojë në mars të viti të kaluar deri tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje.
Që pas viteve 90-të, kur zunë vend aty, me qindra familje në lagjen “Fermentim”përballen me problemet social-ekonomike.
Comments
Post a Comment