Shehi dorëhiqet si kreu i LZHK, Alibeaj pranon dështimin në garën e 11 majit


 Dashamir Shehi vendosi të largohet nga drejtimi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, pasi koalicioni që ai udhëhoqi dështoi në zgjedhjet e 11 majit. Në një konferencë për gazetarët, Shehi njoftoi dorëheqjen nga posti i kryetarit të forcës politike që krijoi pothuaj dy dekada më parë.

“Kjo është një përgjegjësi që e mbaj unë personalisht, sharrën e humbjes dhe për këtë motiv largohem nga drejtimi i Koalicionit për t’i hapur rrugë njerëzve më të rinj sesa unë dhe më energjik”, tha Shehi.

Ndërsa Enkelejd Alibeaj, i cili krijoi pak muaj më parë partinë “Djathtas 1912”, pranoi dështimin në këtë garë zgjedhore.

Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj garuan në një koalicion në zgjedhjet e 11 majit. Në të gjithë vendin, ata fituan vetëm 5.500 vota. Nëse shohim votën e kandidatëve, Dashamir Shehi mori 594 vota dhe Enkelejd Alibeaj 306 vota./vizionplus.tv

Comments

Popular posts from this blog

ARRESTIMET E SPAK NË SHKODËR, 6 PERSONA NË PRANGA

"RRUGËTIME TË PAPRITURA TË JETËS" NE SHKODER

Bashkia Shkodër ju informon se, në kuadër të punimeve për përmirësimin e infrastrukturës në qendër të qytetit