Posts

Showing posts from May, 2025

Bashkëpunim Shkodër – Ulqin / Gjuraj: Prioritet tërheqja e nxënësve nga Ulqini

Image
  Një tjeter bashkëpunim mes universitetit të Shkodres dhe shkollës së mesme “Vëllazërim – Bashkim” Ulqin. Këtë herë bashkëpunimi erdhi përmes artit. Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” Tonin Gjuraj tha se krahas bashkëpunimeve të shumta prioritet mbetet tërheqja e studenteve nga Mali i Zi. Në një atmosferë frymëzuese bashkëpunimi kulturor aktiviteti vijoi me një koncert artistik ku protagonist ishin vetë nxënësit.

Largohen barakat e romëve / Projekti për rikualifikimin e hyrjes së Shkodrës është përqëndruar pranë By-Pass-it

Image
  Prej disa javësh puna për rikualifikimin e hyrjes së qytetit të Shkodrës është përqëndruar pranë By Pass- it ku po bëhet e mundur sistemimi i zonës ku prej shumë vitesh kanë qëndruar banorët e komunitetit rom. Momentalisht është duke u pastruar sheshi pranë Byj Pass-it, për t’i hapur rrugë zbatimit të projektit të FSHZH.  Zamir Lezha bashkë më tre anëtarët e familjes është i vetmi  që ka qëndruar nga 60 familje që ishin më parë. Ai thotë se do të qëndrojë edhe për pak ditë, e më pas do të zhvendoset në një zonë tjetër të qytetit. Investimi që po realizohet nga FSHZH për transformimin e plotë të hyrjes së qytetit të Shkodrës kap vlerën e 5 milion eurove. Ky projekt parashikon edhe rikualifikimin e bregut perëndimor të liqenit të Shkodrës.

(VIDEO) Lezha çel zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025

Image
  Lezha çel zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025 me një aktivitet festiv në Shëngjin, ku u ndërthurën kultura, muzika dhe promovimi i pasurive turistike të zonës

Në Galerinë “Oda” u hap ekspozita “Prekje dhe Kujtesë” e artistes kosovare Laura Sllamniku Kryeziu.

Image
  Në Galerinë “Oda” në Shkodër u hap ekspozita “Prekje dhe Kujtesë” e artistes kosovare Laura Sllamniku Kryeziu, me punime qeramike. Kjo teknikë e rrallë kërkon pjekje deri në 1200°C dhe ka tërhequr shumë vizitorë.

Myftinia Shkodër nis aktivitetet kushtuar haxhilerëve / Mbi 100 besimtarë do trajnohen për kryerjen e Haxhit.

Image
  Xhamia “Ebu Bekër” mbushet me emocionet e haxhilerëve të Shkodrës Myftinia Shkodër ka nisur javën e aktiviteteve kushtuar haxhilerëve shkodranë të vitit 144/2025. Nga xhamia “Ebu Bekër”, që ishte përzgjedhur si stacioni i parë i këtij vargu aktivitetesh, u dhanë mesazhe me vlerë, këshilla të shoqëruara me emocione të mëdha dhe mësime të dobishme për haxhilerët e këtij viti. I ftuar i veçantë i kësaj tribune fetare ishte Myftiu i Tiranës, Imam Bilal Teqja. Pas fjalës së mbajtur nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i cili iu drejtua haxhilerëve me disa këshilla dhe mesazhe të mbushura me emocione, që nuk fshiheshin, fjala i kaloi Myftiut të Tiranës, i cili dha disa mesazhe me vlerë për haxhilerët shkodranë të këtij viti. Në fjalën e tij, Myftiu i Tiranës vuri theksin te madhështia e Haxhit dhe historia shekullore e këtij adhurimi, që lidhet me emrin e madh të Hz. Ibrahimit (a.s) dhe porosinë hyjnore për t’i ftuar besimtarët për kryerjen e Haxhit vit pas viti. Nëpërmjet sh...

Ndahen çmimet e festivalit “Gegnisht” – Risia e këtij viti: Çmimi “Sami Repishti”

Image
  Në një oborr tipik shkodran, në banesën e familjes Repishti, mbrëmjen e së shtunës u zhvillua ceremonia përmbyllëse e edicionit të katërt të Festivalit të Krijimtarisë Letrare “GEGNISHT”. Dhjetëra pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi konkurruan me krijimet e tyre, për çmime që mbajnë emrat e disa prej figurave më të shquara të letërsisë gege. Juria vlerësoi me çmimin “Arshi Pipa” për esenë më të mirë pedagogun e letërsisë në Universitetin e Shkodrës, Gëzim Puka. Çmimi “Gjon Shllaku” për përkthimin më të mirë iu dha përkthyesit nga Kosova, Agim Morina. Në prozë, çmimi “Ernest Koliqi” shkoi për shkrimtarin shkodran Artur Baku. Poetja nga Maqedonia e Veriut, Nurie Emrullahu, u vlerësua me çmimin “Ndre Mjeda” për poezinë më të mirë. Risia e këtij edicioni ishte çmimi “Sami Repishti”, në nder të një tjetër emri të shquar të letrave shqipe në gegnisht. Ky çmim iu dha studiueses Diana Kastrati, për kontributin e saj në fushën e kërkimeve letrare. Sipas org...

Bimët dekorative – Zona e Dajçit eksportuese në të gjithë Ballkanin.

Image
  Në dekadën e fundit, banorët e Dajçit kanë braktisur bujqësinë, teksa punishtet e tyre jane përqendruar në kultivimin e bimëve dekorative. Ylli Kolaj tregon se pasionin për bimët e ka kthyer në profesion dhe prej 8 vitesh eksporton në të gjithë Ballkanin bimë dekorative. Kur nisi të merrej me bimë dekorative kishte vetëm disa lloje, ndërsa sot është kthyer në një nga furnizuesit kryesor. Vështirësia më e madhe është gjetja e punëtorëve.  Të moshuarit e zonës janë disa prej të punësuarve sezonal. Ata tregojnë se të meresh me bimë dekorative është pasion, e nga ana tjetër këto të ardhura u vijnë në ndihmë për nevojat që ata kanë. Bimët dekorative  edhe nese mbesin stok nuk prishen, duke u dhënë mundësi fermerëve të zonës për shitje vit pas viti. Tregu kryesor i bimëve dekorative që kultivohen ne zonën e Dajçit mbetet Kosova dhe vendet e rajonit, ku çdo vit eksportohen mbi 100 mijë fidanë.

Atletikë, Franko Burraj vendos rekord të ri kombëtar

Image
  Franko Burraj vendos rekordin e ri Kombëtar në garën e 400m në atletikë. Sportisti shkodran ka shkëlqyer në Kupën e Shqipërisë, zhvilluar në qytetin e Shkodrës, me pjesëmarrjen e 8 skuadrave për femra e meshkuj. Franko Burraj në garën e 400m për meshkuj, përmirësoi rezultatin e tij të mëparshëm, duke e zbritur kohën nga 46:16 në 46:14. Franko Burraj u shpall sportisti më i mirë i aktivitetit për meshkuj, ndërsa për femra u shpall Iljana Beqiri e Tiranës, e cila po në garën e 400m vendosi kohën 56:16. Përsa i përket renditjes ekipore, Skënderbeu u shpall fitues për femra me 89 pikë dhe Vllaznia për meshkuj më 192 pikë.

NJË COPËZ ARTI DHE HISTORIE NGA SHKODRA NË ZEMËR TË ITALISË

Image
  Trashëgimia unike fotografike e Arkivit Marubi ishte në qendër të vëmendjes në edicionin e 15-të të “Natës së Muzeve” në Romë, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore ndër-evropiane. Shqipëria u përfaqësua me krenari në këtë festë evropiane të kulturës përmes një mbrëmjeje të kuruar me kujdes nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Itali, në ambientin e veçantë të Sala Santa Rita – një prej hapësirave më ikonike të kryeqytetit italian. Programi, i dedikuar Arkivit Marubi, i përfshirë në Regjistrin Ndërkombëtar të Kujtesës së Botës të UNESCO-s, solli para publikut italian dhe ndërkombëtar historinë shqiptare të fotografisë. Pjesë e mbi 100 aktiviteteve kulturore të ofruara në mbi 60 hapësira të ndryshme në gjithë Romën, mbrëmja shqiptare solli një copëz arti dhe historie nga Shkodra në zemër të Italisë. Reagimet e publikut ishin tepër pozitive, ndërsa shumë vizitorë u ndalën për të admiruar përfaqësimin shqiptar dhe për të mësuar më shumë për fotografinë dhe trashëgiminë k...

(VIDEO) Tinguj Folklorik të Qarkut Shkodër”, permes një albumi sjell në vëmendje çaste të paharrueshme...

Image
   “Tinguj Folklorik të Qarkut Shkodër”, permes një albumi sjell në vëmendje çaste të paharrueshme artistike, por shërben edhe si një dëshmi e gjallë e trashëgimisë folklorike të rajonit. Ky botim, i mbështetur nga Këshilli i Qarkut Shkodër, dokumenton pjesëmarrjen e Ansamblit Folklorik të këtij qarku në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës. Shkodra, e njohur për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në fushën e folklorit, ka qenë dhe mbetet një nga qendrat më të rëndësishme të kulturës tradicionale shqiptare. Ky album vjen si një shprehje mirënjohjeje për artistët dhe grupet folklorike që kanë përfaqësuar me dinjitet dhe krenari qarkun Shkodër, duke e bërë folklorin të ndihet i gjallë dhe i afërt me çdo brez. E konceptuar si një festë, ky promovim solli edhe interpretime artistike të grupeve të bashkive Malësi e Madhe, Vau Dejës, Pukë, Fushë Arrëz dhe Shkodër

Thethi është tashmë një nga pikat më të preferuara turistike në vend

Image
  Thethi është tashmë një nga pikat më të preferuara turistike në vend, fakt që po vërehet edhe këtë vit. Megjithatë, problemi i shërbimeve mbetet ende prezent, veçanërisht sa i përket furnizimit me energji elektrike, e cila ndërpritet herë pas here për shkak të defekteve të shpeshta, theksojnë operatorët turistikë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit për femra po përgatitet për dy ndeshje radhazi ndaj Ukrainës dhe Kroacisë.

Image
  Kombëtarja shqiptare e futbollit për femra po përgatitet për dy ndeshje radhazi ndaj Ukrainës dhe Kroacisë. Trajneri Armir Grima thekson se këto takime janë shumë të rëndësishme në kuadër të UEFA Nations League, ndaj vajzat kuqezi po i qasen me vlerësim maksimal.

(VIDEO) Rreth 30 familje rome të zhvendosura pranë Tepes në Shkodër jetojnë në kushte të mjerueshme, pa ujë e energji elektrike

Image
  Rreth 30 familje rome të zhvendosura pranë Tepes në Shkodër jetojnë në kushte të mjerueshme, pa ujë e energji elektrike. Më keq se ishin më parë. Kështu mund të përkufizohet situata për banorët e komunitetit rom në qytetin e Shkodrës.

(VIDEO) SHËNGJIN MË TË PASTËR DHE GATI PËR TURISTËT

Image
  Bashkia e Lezhës me aksion të gjerë pastrimi përgjatë vijës bregdetare të Shëngjinit Përgatitjeve për sezonin turistik veror, Bashkia e Lezhës e ka vijuar me një aksion të gjerë pastrimi përgjatë vijës bregdetare të Shëngjinit. Nga Rana e Hedhun deri në Kune ku dhjetëra punonjës të administratës dhe institucioneve vendore zbritën në terren për të larguar mbetjet dhe për të kthyer bregdetin në një destinacion të pastër e mikpritës për pushuesit. Aksioni përfshiu jo vetëm mbledhjen e mbeturinave të sjella nga deti, por edhe pastrimin e mbetjeve të hedhura nga vizitorët përgjatë zonës së plazhit. Gjatë ndërhyrjes u larguan sasi të konsiderueshme mbeturinash të grumbulluara në pika të ndryshme të plazhit

Falja e gjobave, institucionet kanë 30 ditë afat për të përpiluar listat e përfituesve

Image
  Të gjitha gjobat që kanë marrë qytetarët dhe bizneset, të vendosura nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024, nga inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, si dhe Policia e Shtetit e Policia Bashkiake, do të fshihen nga sistemi. Vendimi i qeverisë është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe institucionet kanë tashmë detyrimin që të hartojnë listat me emrat e përfituesve dhe të fshijnë detyrimet brenda 2 muajsh. Sipas vendimit do të falen gjoba që janë vënë për ndërtime pa leje, parkime të gabuara, tejkalim shpejtësie, për mosrespektim të masave anti-COVID apo ndëshkime që lidhen me prodhimin bujqësor dhe blegtoral. Afati për faljen e gjobave për raste specifike për ndërtime pa leje është deri në 80 ditë. Përfitues të vendimit të qeverisë janë të gjithë ata qytetarë apo biznese ndaj të cilëve ishte vënë një gjobë, por që ende nuk ishte paguar nga debitorët. ...

ZGJEDHJET/ KQZ CERTIFIKON EDHE REZULTATET E KATËR QARQEVE

Image
  Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve certifikon rezultatet për 4 qarqe të tjera të vendit pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në seancën e sotme publike (23 maj), KQZ e drejtuar nga Ilirjan Celibashi, miratoi tabelat përmbledhëse të rezultateve për subjektet zgjedhore dhe kandidatët, për deputet në katër zona zgjedhore. Në tre prej qarqeve njihet fitorja e socialistëve; Vorë, Gjirokastër dhe Fier, kurse në njërin, Lezhë, fitorja e ngushtë e demokratëve. rezultati në këto qarqe doli 27 mandate PS dhe 12 PD-ja, asnjë forcat e tjera. Në Vlorë bie në sy diferenca me mbi 40 mijë vota e socialistëve ndaj aleancës opozitare, ku u morën 9 mandate dhe në Fier me rreth 80 mijë vota, që u siguroi edhe 12 mandate. Në Lezhë e majta e humbi garën poër përmbysje rezultati me më pak se 100 vota (4 me 3 në mandate në favor të PD), kurse në Gjirokastër një diferencë me 17 mijë vota në favor të socialistëve, që u dha edhe 3 mandate, kundrejt 1 të PD. Ditën e djeshme (22 maj) Komisioneri Shtetëro...

(VIDEO) Turizëm brigjeve të liqenit të Shkodrës - Plan nga Malësia e Madhe deri në Shkodër

Image
  Në Shkodër po përgatitet plani konkret që synon zhvillimin e turizmit përgjatë gjithë vijës së liqenit të Shkodrës, nga Malësia e Madhe deri në qytetin e Shkodrës. Ky projekt po zbatohet në kuadër të programit Porta e Alpeve, i financuar nga Banka Europiane e Investimeve në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Rudin Beka, u shpreh se pritshmëritë janë që të krijohet produkti më i mirë turistik në të gjithë Ballkanin. Në këtë fazë përgatitore, është rënë dakord që të mbështeten Bashkia Shkodër dhe Bashkia Malësi e Madhe për hartimin e studimit të fizibilitetit dhe projekt-idesë për ndërtimin e një rruge biçikletash përgjatë liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna deri në Detin Adriatik. Gjatë kësaj punëtorie me ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, do të diskutohet mbi studimin e fizibilitetit, ku do të vendoset bashkërisht gjurma përfundimtare e rrugës, karakteristikat teknike si dhe ndërhyrjet e propozuara si ndalesa të vog...

“Higjiena kibernetike në shkolla” – Aktiviteti nisi me shkollën “Oso Kuka”

Image
 Në një realitet ku fëmijët tanë jetojnë në botë fizike dhe virtuale njëkohësisht, siguria digjitale është kthyer në një emergjencë arsimore dhe sociale. Për t’i paraprirë këtyre sfidave, në shkollën “Oso Kuka” u mbajt konferenca “Higjiena Kibernetike në Shkolla” – një nismë që synon të nxisë ndërgjegjësim dhe të sjellë zgjidhje konkrete për mbrojtjen e fëmijëve në mjedisin online. Kjo konferencë u organizua nga aspirantet për drejtore të shkollave Anila Kola, Arlinda Nikolli dhe Jonida Prenga, në bashkëpunim të ngushtë me ekspertin e IT-së Kevin Locaj. “Siguria kibernetike është pjesë e sigurisë kombëtare – dhe shkolla është pika e parë ku ajo duhet të nisë.” – ky ishte një nga mesazhet më të fuqishme të konferencës, që pritet të hapë rrugën për politika dhe praktika më të avancuara në mbrojtje të fëmijëve tanë në mjediset digjitale. Pjesë e bashkëpunimit ishin edhe mësuesit, prindërit dhe nxënësit e shkollës “Oso Kuka”.

Kryeministri Spajic: Mali i Zi drejt vendimit për futjen e orarit të punës 7 orësh.

Image
  Mali i Zi është pranë një vendimi për futjen e orarit të punës shtatë-orësh. Ka qenë ky njoftimi i dhënë nga kryeministri Milojko Spajic, i cili shtoi se ky vendim do të ishte në favor të punonjësve dhe sindikatave. “P as një shqyrtimi të gjerë se si të gjejmë një model që do të kënaqte si sindikatat ashtu edhe punëdhënësit, mund të themi se jemi afër një zgjidhjeje në lidhje me futjen e orarit shtatëorësh të punës”,  tha Spajic. Kryeministri malazez tha se në fillim të javës së ardhshme, Ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Naida Nišić, do të udhëheqë diskutimet në kuadër të dialogut social me përfaqësuesit e sindikatave dhe punëdhënësve, ku, siç theksoi ai, do të kristalizohet versioni përfundimtar i kësaj reforme.

Vra*ja e Elis Rroshkodolit në Shkodër, kapet porositësi.

Image
  Voltan Xhani, njeriu që u kap mëngjesin e sotëm në Durrës, është i dyshuari kryesor për organizimin dhe vrasjen e Elis Rroshkodolit në lagjen “Ahmet Haxhiu” në Shkodër mesditën e 30 gushtit 2024. Bashkë me Voltan Xhanin, është arrestuar dhe vëllai i tij, Jurgert Xhani, ndaj të cilit tashmë është hapur dosje hetimore për akuzën e “Prodhimit dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Voltan Xhani, vëllai i tij dhe babai Petrit Xhani rezultojnë aksionerë në kompaninë e bulmetit “Aleksandri Grup” në Lushjë. Kjo pasi gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Rezulton se Voltan Xhani, është shpallur në kërkim, ndërsa nipi i tij Xhulio Malo, u vu në pranga nga policia për “sigurim të kushteve për të kryer vrasje” dhe “veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”. Xhani dhe Rroshkodol njihen herët në shtetin e Belgjikës ku kanë jetuar për vite me radhë dhe dyshohet që ...

UEFA Nations League për vajza/ Shqipëria nis grumbullimin, trajneri Grima publikon listën

Image
  Kombëtarja shqiptare e vajzave ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet e fundit të UEFA Nations League ndaj Ukrainës dhe Çekisë. Trajneri Armir Grima ka publikuar listën me 23 futbolliste të ftuara për këto dy përballje vendimtare. Ndeshja e parë do të luhet më 30 maj, në orën 19:00, ndaj Ukrainës, në stadiumin “Varteks” në Varazdin, Kroaci. Takimi i fundit për këtë edicion do të jetë më 3 qershor, po në orën 19:00, ndaj Çekisë, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Pas katër ndeshjesh të zhvilluara, Shqipëria renditet në vendin e tretë në Grupin B4 me 6 pikë. Ukraina kryeson me 10 pikë, e ndjekur nga Çekia me 7, ndërsa Kroacia është në vendin e fundit pa asnjë pikë. Lista e plotë: Portiere: Antigoni Hyska, Rajmonda Spahiu, Klesjana Spaho Mbrojtëse: Arbenita Curraj, Alma Hilaj, Armera Tukaj, Arbiona Bajraktari, Klea Hamonikaj, Aidena Mustafa, Sara Maliqi, Arlinda Kodra, Suzane Vuksani Mesfushore: Ezmiralda Franja, Megi Doçi, Mikaela Metalla, Ilarja Zarka, Mimoza Hamidi, Qendresa K...

Nis regjistrimi dhe hipotekimi i pronave – Malësia e Madhe i ndau pronat sipas “kufijve të vjetër”

Image
  Bashkia Malësi e Madhe ka nisur procesin e regjistrimit fillestar të pronave dhe hipotekimin e tyre. Për të sqaruar procedurat që duhen ndjekur, po zhvillohen takime në njësi të ndryshme administrative, ku përveç kryebashkiakut Tonin Marinaj, është i pranishëm edhe Florian Shima, përfaqësues i kompanisë që do të implementojë projektin 1- vjeçar të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës. Ky proces, jo vetëm do të bëjë pronarë faktikë zotëruesit e pronave, por do të sjellë përfitime të shumta në vënien në eficencë të tyre për biznese të ndryshme, duke nisur nga agroturizmet. Në Malësinë e Madhe, pavarësisht ligjit 7501, me mirëkuptim mes banorëve, pronat u ndanë tek “kufijtë e vjetër”, bazuar tek trashëgimia e të parëve. Përmes këtij procesi, synohet që pronat të regjistrohen, hipotekohen dhe të nisë shfrytëzimi i tyre ligjor.

Murale që transformojnë qytetin – Një ligjëratë frymëzuese në Universitetin e Shkodrës

Image
  Ndikimi i muraleve në transformimin urban ishte tema e një ligjërate të mbajtur në Universitetin e Shkodrës, në prani të studentëve dhe pedagogëve të departamentit te arteve. Ligjërata u mbajt nga Lebibe Topalli Shabani, dekania e Fakultetit të Arteve në Universitetin e Ferizajt, dhe njëherazi autore e dhjetëra muraleve të realizuara në Kosovë, kryesisht në qytetin e Ferizajt, i cili numëron mbi 200 murale artistike Kjo vizitë dhe prezantimi në Universitetin e Shkodrës u realizua në kuadër të bashkëpunimit mes departamenteve të arteve të dy universiteteve, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe nxitjen e bashkëpunimeve të mëtejshme në fushën e artit pamor. Shkëmbimi i përvojave dhe bashkëpunimi mes artistëve që ushtrojnë këtë gjini artistike, brenda dhe jashtë kufijve, vlerësohet si një mundësi për avancimin profesional dhe inkurajimin e brezit të ri drejt kësaj rryme të artit bashkëkohor Në Shkodër, arti i muraleve ka njohur një zhvillim të ndjeshëm, sidomos gjatë dy dekadave të f...

Dita Botërore e Diversitetit Kulturor / Sekja: Rreth 3500 pakica malazeze në harmoni me jetesën në Shkodër

Image
  21 maji shënonn Ditën Botërore të Diversitetit Kulturor. Në Shkodër mendohet se jetojnë rreth 3500 pakica malazeze. Kryetari i shoqatës Malazeze, Alban Sekja,  tregon mbi bashkëjetesën dhe ndërthurjen e diversitetit kulturor. Për herë të pare, vitin e shkuar u festua java e kulturës malazeze.  Këtë vit pritet që pjesë e festimeve të jetë edhe Shkodra. Dita e Diversitetit Kulturor është një mundësi për të ndihmuar komunitetet të ngrisin vlerën e diversitetit kulturor dhe promovojnë jetesën e përbashkët në harmoni.

BEGAJ PRET NXËNËS NGA KOMUNA TUZ E MALIT TË ZI: ME ANËTARËSIMIN NË BE, KUFIJTË MBETEN VETËM NË HARTË

Image
  Një grup nxënësish nga shkolla fillore “Mahmut Lekić” e Komunës Tuz e Malit të Zi vizituan sot Institucionin e Presidentit të Republikës. Gjatë kësaj vizite, nxënësit u njohën me ambientet e Institucionit të Presidentit, ku zhvillohen takime të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare, funksionin, vendimmarrjet, si dhe aktivitetet kryesore. Ndërkohë që Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i uroi mirëseardhjen miqve të vegjël nga Tuzi, nxënësit e përshëndetën me një këngë me çifteli dhe me interpretimin e një poezie patriotike. Duke theksuar rëndësinë e intensifikimit të vizitave të ndërsjella mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Malit të Zi, Presidenti Begaj u shpreh se “me anëtarësimin tonë të përbashkët në Bashkimin Evropian, kufijtë do të mbeten vetëm në hartë”. Kreu i Shtetit propozoi hapjen e dyerve të institucioneve për fëmijët nga të gjitha trevat dhe zhvillimin e vizitave të tyre në familjet shqiptare, por edhe mësimin e historisë në institucionet përkatëse. Gjatë bas...

(VIDEO) Franko Burraj 400m thyen rekordin Kombetar Shqiptare që mbahej nga vete ai 46:14

Image
  Kupa e Shqiperise 21.05.2025 Shkoder Trajner Bruno Rrotani

"RRUGËTIME TË PAPRITURA TË JETËS" NE SHKODER

Image
  Ekspozita me 40 portrete të ish të burgosurve dhe ish të përndjekurve politik gjatë diktaturës komuniste 40 portrete të ish të burgosurve dhe ish të përndjekurve politik gjatë diktaturës komuniste u ekspozuan për publikun shkodran sëbashku me historitë e tyre të jetës. Ekspozita "Rrugëtime të papritura të jetës" u hap në muzeun “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër. Përgjegjësi i këtij muzeu, Pjerin Mirdita, thotë se kjo ekspozitë na bën të reflektojmë shumë për të kaluaren tonë dhe shenjat e asaj periudhe janë të dukshme në shoqërinë shqiptare…

Shehi dorëhiqet si kreu i LZHK, Alibeaj pranon dështimin në garën e 11 majit

Image
  Dashamir Shehi vendosi të largohet nga drejtimi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, pasi koalicioni që ai udhëhoqi dështoi në zgjedhjet e 11 majit. Në një konferencë për gazetarët, Shehi njoftoi dorëheqjen nga posti i kryetarit të forcës politike që krijoi pothuaj dy dekada më parë. “Kjo është një përgjegjësi që e mbaj unë personalisht, sharrën e humbjes dhe për këtë motiv largohem nga drejtimi i Koalicionit për t’i hapur rrugë njerëzve më të rinj sesa unë dhe më energjik”, tha Shehi. Ndërsa Enkelejd Alibeaj, i cili krijoi pak muaj më parë partinë “Djathtas 1912”, pranoi dështimin në këtë garë zgjedhore. Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj garuan në një koalicion në zgjedhjet e 11 majit. Në të gjithë vendin, ata fituan vetëm 5.500 vota. Nëse shohim votën e kandidatëve, Dashamir Shehi mori 594 vota dhe Enkelejd Alibeaj 306 vota./vizionplus.tv

Vllaznia në gjimnastikë shpallet kampione për dy grupmosha

Image
  Diten e djeshme ne palestren e gjimnastikes te shkolles “Edith Durham” ne Shkoder u zhvillua kampionati kombetar i gjimnastikes per te gjitha grupmoshat, ne te cilin kane marre sportistet me te mire te te gjithe ekipeve te vendit, perfshi ketu edhe ate te Vllaznise. Sportistet shkodrane kane arritur te bejne nje performance te mire dhe nuk kane munguar edhe vendet e nderit per disa prej tyre. E gjitha kjo ka ardhur fale punes sistematike te bere prej tyre ne stervitje me trajneret Izmir Kashi, Latif Kashi dhe Shpresa Salja. Me poshte keni edhe rezutatet e sportisteve te Vllaznise ne garat e kampionatit kombetar. Keshtu, ne garat e moshes 7-8 vjeç, gjimnastja Lea Qerimaj ka zene vendin e dyte, ndersa Hera Mustafa dhe Megi Plavmyzhaj jane renditur te tretat duke u ngjitur kesisoj edhe ata ne podium. Ne garat e moshes 9-10 vjeç gjimnastja Maria Zefi ka zene vendin e pare duke u shpallur kampione kombetare, ndersa Amantia Lleshi ka zene vendin e dyte per kete grupmoshe. Edhe ne garat...

BERISHA KONTESTON SËRISH VOTËN E DIASPORËS: MANIPULIM MASIV, ZARFET U MBUSHËN NGA PATRONAZHISTËT

Image
  Sali Berisha, në një konferencë për mediat, vazhdoi sërish akuzat për manipulim zgjedhjesh. “Farsa erlektorale maj 2000 maj 11 2025, ka pasur një nga faqet më të shëmtuara, historitë më të turpshme, votën e diasporës apo qëndrimin kriminal të narkomaxhorancës ndaj votës së diasporës. Kjo votë ka pësuar manipulimin më masiv, më të paskrupullt dhe më të hapur. Mish mashi që shpalli Rama me votat e diasporës në Greqi është akti më kriminal i manipulimit ndonjëherë të votave. Por ky mish mash sipas të dhënave tona s’ka ndodhur vetëm në Greqi, edhe në Itali dhe ndonjë vend tjetër. Ky mishmash, për ta realizuar, DHL me urhdër të qeverisë ka shkelur kontratën dhe ka kontraktuar nënkontraktorë të tjerë që kanë bashkëpunuar ngushtë me PS, ndonëse kontrata parashikonte asnjë lloj nënkontraktimi nuk mund të bëhej se DHL u pranua nga ne për shkak të reputacionit të saj, por segmenti shqiptar i DHL funksionoi sipas urdhërave dhe porosive të qeverisë dhe Ramës. Zarfet, votat, nuk u mbushën nga...

Në lagjen “Fermentim”, çdo shtëpi me depozitë - Sfidë për të siguruar ujin

Image
  Sigurimi i ujit të pijshëm është kthyer në sfidë për banorët që jetojën pranë ish- Fermentimit në Shkodër. Kjo zonë nuk furnizohet me ujë prej rreth 25 vitesh. Pavarësisht premtimeve, banorët, jashtë kameras, tregojnë se asgjë nuk ka ndryshuar. Ndërkohë, të bie në sy një fakt domethënës ku në tarraca çdo shtëpi është e pajisur me depozitë uji. Megjithëse u premtua se punimet për ndëtimin e një ujësjellësi që do të furnizonte me ujë të pijshëm këtë zonë do fillojë në mars të viti të kaluar deri tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje. Që pas viteve 90-të, kur zunë vend aty, me qindra familje në lagjen “Fermentim”përballen me problemet social-ekonomike.

Takimi i pestë i Konferencës së Anëtarësimit me Shqipërinë do të mbahet më 22 maj 2025 në Bruksel.

Image
  Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Këshillit të Bashkimit Europian, ku shkruhet se takimi do të shërbejë për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi Grupin 3 'Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse', duke përfshirë Kapitullin 10 (transformimi dixhital dhe media), kapitullin 16 (taksimi), kapitullin 17 (politika ekonomike dhe monetare), kapitullin 19 (politika sociale dhe punësimi), kapitullin 20 (politika e ndërmarrjeve dhe industriale), kapitullin 25 (shkenca dhe kërkimi), kapitullin 26 (arsimi dhe kultura) dhe kapitullin 29 (bashkimi doganor). Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se deri në vitin 2027 do të mbyllen grupkapitujt e negociatave për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Po ashtu, Rama ka premtuar se Shqipëria do të jetë gati për të hyrë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.

“Emocion Jete” në bibliotekë - Piktorja Sidita Islami çel ekspozitën e saj të parë personale

Image
  “Emocion Jete” në bibliotekë - Piktorja Sidita Islami çel ekspozitën e saj të parë personale Biblioteka “Marin Barleti” në Shkodër mori pamjen e një galerie arti, me një ndërthurje emocionesh dhe ngjyrash, falë ekspozitës së parë personale të piktores Sidita Islami, e titulluar “Emocion Jete”. Artistja shkodrane prezantoi 42 punime, ku spikatën portretet ekspresive duke i dhënë vizitorëve mundësinë të gjejnë veten në secilën prej tyre. Një pjesë e pikturave janë realizuar 20 vite më parë, por ato ruajnë ende gjallërinë dhe ndjesinë e thellë shpirtërore që karakterizon stilin e autores. Kuratorja e ekspozitës, pedagogia e pictures, Erëmirë Jahja, vlerësoi aftësinë e Islamit për të sjellë emocione të sinqerta përmes punimeve të saj. Ekspozita në “Marin Barleti” krijoi për vizitorët shkodranë një përvojë të pasur me ndjesi dhe reflektime.

Më 7 qershor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, Shqipëria do të presë Serbinë

Image
  Më 7 qershor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, Shqipëria do të presë Serbinë në sfidën e tretë të Grupit K të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA dhe Meksikë. Kjo përballje e shumëpritur ka një ngarkesë të madhe emocionale, për shkak të precedentëve historikë mes dy ekipeve, përfshirë ndeshjen famëkeqe në Beograd për kualifikueset e Euro 2016. Në prag të këtij dueli të ndjeshëm, trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, ka publikuar listën paraprake me 29 futbollistë që do të ketë në dispozicion për ndeshjen kundër Shqipërisë. Mungojnë emra të njohur si Vanja dhe Sergej Milinković-Saviç, ndërsa konfirmohen liderë të skuadrës si Aleksandar Mitroviç, Dusan Vlahoviç dhe Luka Joviç në repartin ofensiv. Lista paraprake e Serbisë për sfidën me Shqipërinë: Portierë: Predrag Rajkoviç, Gjorgje Petroviç, Aleksandar Jovanoviç, Dragan Rosiç Mbrojtës: Nikola Milenkoviç, Strahinja Pavloviç, Strahinja Erakoviç, Srđan Babić, Nemanja Stojić, Jan Karlo Simić, Aleksa ...